OSHEE, në gatishmëri 1800 punonjës. Nuk pati probleme

02/01/2017 00:00

OSHEE bën të ditur se të gjithë fiderat kanë qënë në punë gjatë ditëve të festave përveç një problemi të shkaktuar nga një kabinë private.

Në gatishmëri kanë qënë 1800 punonjës në të 11 drejtoritë rajonale të OSHEE dhe kanë qënë në punë të gjithë fidrat që furnizojnë spitalet, hidrdovoret, objektet e rëndësisë së veçantë administrative dhe të gjithë konsumatorët. 

 

Në Tiranë u zgjidh problemi i shkaktuar nga një kabinë private dhe kanë marë energji zonat Rr “Idriz Dollaku” dhe Materniteti i Ri.

Plani i masave organizative bëri të mundur reagimin e shpejtë të OSHEE për çdo avari të mundshme.

 

Top Channel