Festa nëpër qytetet e Shqipërisë

01/01/2017 00:00

Momenti i ndërrimit të viteve është pritur me fishekzjarre dhe pa shënuar ndonjë incident edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.

Shkodër
Në qendër të qytetit të Shkodrës, qytetarët kanë shijuar spektaklin e fishekzjarreve me urimin për një vit të mbarë.
Korcë
Edhe në Korcë, qytetarët sfiduan temperaturat e ulta për të festuar me njëri tjetrin në shesh.
Vlorë
Me qindra qytetarë, kryesisht të rinje të reja kanë pritur numërimin mbrapsht të ndërrimit të viteve në sheshin Pavarësia në Vlorë. Kreu i bashkisë Dritan Leli ka uruar qytetarët ndërsa atmosfera vijoi me një koncert ku performuan grupe të ndryshme.
Elbasan
Fishekzjarret e hedhura nga bashkia kanë përskuqur qiellin në momenin e bashkimit të akrepave edhe në Elbasan.
Kukës
Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit ndërrimi i viteve në Kukës nuk është shoqëruar me praninë e borës, por kjo nuk ia zbehu atmosferën e festës.
Bulqizë
Në Bulqizë temperatuart ishin në minur 13 gradë por sërish banorët dolën në shesh për të festuar.

Top Channel