Atak kardiak gjatë grabitjes – VIDEO

30/12/2016 00:00

Një tentativë grabitje në Brazil shkoi si mos më keq për personin që tentoi të marrë paratë në arkën e një dyqani.

Kamerat e sigurisë filmuan të gjithë ngjarjen, ku një i ri futet në dyqan duke kërcënuar shitësit, ndërsa në vetëm pak momente, ai bie në tokë duke ndërruar jetë si pasojë një ataku kardiak.

Ngjarja ka ndodhur vetëm dy ditë më parë, ndërsa video është shpërndarë me shpejtësi në internet menjëherë pas postimit të saj.

Top Channel