Festat, drejtuesit e OSHEE japin pagat e tyre për fëmijët në nevojë

30/12/2016 00:00

Administratori dhe disa drejtues të OSHEE-së kanë dhuruar pagën e tyre të fundvitit për 45 fëmijë me probleme shëndetësore të punonjësve të kompanisë.

Dhuratat nga fondi për mbështetjen e fëmijëve nisin nga nevojat primare, si krevate, lavatriçe, televizorë, kompjuter laptop, kuponë për blerje ushqimesh, veshjesh, pajisje elektronike, si dhe lodra sipas nevojave të fëmijëve.

Gjatë këtij viti, OSHEE ka qenë aktive në mbështetje të shtresave sociale në nevojë. Dy javët e fundit, kreu i kompanisë ka vizituar disa qendra sociale, në të cilat është ofruar mbështetje materiale, si Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë dhe Vlorë, fëmijët e ngujuar në Shkodër etj.

Top Channel