Basha: Ndarja e politikës me krimin sapo ka filluar

29/12/2016 00:00

Kreu i Partisë Demokratike e quan vendimin e KQZ një ndarje të politikës me krimin, që sapo ka filluar. Në një postim në Facebook ai thotë se kjo është një fitore e shumëpritur.

“Ndarja e politikës me krimin sapo ka filluar. Për të gjithë shqiptarët e ndershëm kjo është një fitore e shumëpritur. Beteja është e gjatë dhe e vështirë sepse krimi ka mbrojtje dhe mbështetje qeveritare. Por asgjë nuk do të na ndalë nga kjo rrugë që na ndan me të keqen dhe që do të ndryshojë Shqipërinë duke ndryshuar nga rrënjët politikën”, shkruan Basha.

Top Channel