Balla: PD po bën ripërpjekje për të na rikthyer pas

28/12/2016 00:00

Pas deklaratës së Oerd Bylykbashit, ka ardhur reagimi i deputetit të PS-së, Taulant Balla, i cili kundërshtoi deputetin e Partisë Demokratike për disa nga pikat për të cilat diskutoi.

Balla deklaroi se Partia Demokratike po bën ripërpjkje për të na rikthyer pas, duke i kujtuar se Partia Socialiste me kohë i kishte bërë disa ngë kërkesat që shpalosi Bylykbashi në bashkëbisedimin e tij me gazetarët.

“Ne kemi kërkuar më parë mundësinë e votimit të emigrantëve, por Partia Demokratike na e ka kundërshtuar. Ne e kemi kërkuar më parë numërimin elektronik, por Partia Demokratike na e ka kundërshtuar me justifike të ndryshme”, tha Balla.

Sa i përket reformës zgjedhore, deputeti i PS-së tha se PD ka dorëzuar vetëm amendamente, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë fjalë nga selia blu në lidhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Në lidhje me numërimin elektronik, Balla ka ftuar Partinë Demokratie që të zgjedhë qarkun ku do të aplikojë këtë teknologji, ndërsa sa i përket manipulimeve në gjedhje, deputeti i PS shtoi se edhe partia kërkon ashpërsimin e masave.

Top Channel