“Për ata që kanë dyshime te mua… fitova gjithçka”

28/12/2016 00:00

Cristiano Ronaldo mori të martën çmimin “Globe Soccer” si lojtari më i mirë i vitit dhe iu përgjigj me frazën “fituam gjithçka” të gjithë atyre që ende “dyshojnë” te ai, Reali i Madridit dhe Portugalia.

“Individualisht dhe kolektivisht, ky ishte viti më i mirë i karrierës sime. Fituam gjithçka. Champions League, Botëror Klubesh, titullin më të rëndësishëm që ka fituar ndonjëherë Portugalia (Europianin); fitova Topin e Artë… nuk mund të kërkoj dot më shumë se kaq”, tha sulmuesi portugez në një video-konferencë pas ndarjes së çmimeve në Dubai.

“Atyre që dyshojnë te mua, te Reali dhe te Portugalia, u them se kemi fituar gjithçka”, shtoi më pas Cristiano.

Ndërkohë, anglezi Mark Clattenburg u shpall arbitri më i mirë në botë për vitin 2016, me bilbilin britanik të cilit iu besua drejtësia në finalen e Champions League, në finalen e Europianit dhe në finalen e FA Cup.

Në ceremoninë e FIFA-s u vlerësua gjithashtu me një çmim karriere edhe sulmuesi kamerunas Samuel Eto’o.

Top Channel