Hakerat “vrasin” Britney Spears

26/12/2016 00:00

Fjala u përhap aq shumë sa “Sony Music Entertainment” u detyrua të dilte me një deklaratë ku sqaronte se Britney Spears është gjallë!

Hakerat kishin arritur të hynin në faqen zyrtare të kompanisë në internet ku njoftonin se këngëtarja kishte ndërruar jetë duke tronditur kështu adhuruesit e saj.

Në mesazhe thuhej se Spears kishte humbur jetën në një aksident tragjik. Disa prej fansave megjithatë e dyshuan vërtetësinë e njoftimit dhe 40 minuta pas shfaqjes se tij, “Sony Music” konfirmoi se faqja ishte vjedhur nga hakerat dhe se lajmi mbi vdekjen e Spears, ishte i rremë.

Sipas “Hollywood Reporter”, i njëjti grup hakerash është përgjegjës për një sërë shkeljesh të sigurisë se llogarive në “Twitter” të “Marvel Studios” dhe kompanisë së argëtimit “Netflix”.

Top Channel