Ekonomi: Partneriteti publik-privat, hapësirë për investime

23/12/2016 00:00

Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi mori pjesë këtë të premte në aktivitetin e organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi.

Në fjalën e saj, ministrja Ekonomi tha se tashmë rritja ekonomike e Shqipërisë është e qëndrueshme dhe se bashkëpunimi mes qeverisë dhe biznesit ka hyrë në një fazë të re.

Ajo theksoi se, edhe ndryshimet që bëhen në legjislacionin fiskal vijnë si rezultat i komunikimit të shtuar mes biznesit dhe qeverisë.

“Në Shqipëri ka shumë mundësi në përmirësimin e shërbimeve publike, si në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, por edhe në sektorin e turizmit, si një sektor nxitës i zhvillimit ekonomik të vendit”, tha Ekonomi.

Ministrja shtoi se ndryshimet në ligjin për partneritetin publik privat zgjeruan hapësirën ku mund të zbatohen projektet e këtij lloji.

Nga ana tjetër, vlerësoi ajo, shuma për projektet PPP nuk duhet tejkalojë kufirin prej 5 për qind të të ardhurave tatimore të vitit paraardhës buxhetor.

Top Channel