Surpriza e veçantë nga i dashuri për Angela Martinin

20/12/2016 00:00

Angela Martini duket se ka kaluar një mbrëmje shumë të veçantë bashkë me të dashurin e saj.

Dragus Savulescu i ka bërë një surprizë bukuroshes shqiptare. Modelja e njohur ka postuar një video në profilin e saj në “Instagram” me surprizën që i ka bërë i dashuri i saj.

Ne video mund të shohim dhomën e tyre të gjumit të mbushur me qirinj aromatik dhe petale lulesh gjithandej.

Pikërisht me këto petale, Dragus ka shkruan në dysheme “Te dua zemra ime”. Kjo mbrëmje do të mbetet gjatë në memorien e Angela Martinit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel