Bonucci rinovon me Juven deri në vitin 2021

19/12/2016 00:00

Leonardo Bonucci do të mbetet një futbollist i Juventusit. Mbrojtësi italian rinovoi kontratën me bardhezinjte deri në vitin 2021, lajm që u zyrtarizua nga vetë klubi torinez nëpërmjet një komunikate për shtyp, duke fashitur perfundimisht zërat për interesimin e Chelsea dhe Manchester City për të.

“Jam i kënaqur që do vazhdoj këtë ecuri të lavdishme. Kam përgjegjësi ndaj fanelës dhe ndihem pjesë e kësaj familjeje. Të jesh këtu është si të ndodhesh në majë. Objektivat janë të shumtë. Dua të përmirësohem ende, të vazhdoj të fitoj me këtë skuadër, të bëhem një legjendë e Juventusit”, tha Bonucci në një intervistë për faqen zyratre të Juventusit.

Ndërsa Juventusi, në komunikatën për rinovimin e Bonuccit, publikon edhe disa statistika të lojtarit, që janë të një kampioni të vërtetë. Që nga viti 2010, kur ai u bashkua me “Zonjën e Vjetër”, Bonucci ka zhvilluar 291 ndeshje, 185 nga të cilat i ka fituara. Në të njëjtën kohë ai ka shënuar 16 gola me fanelën bardhezi, duke u bërë mbrojtësi më goleador i skuadrës torineze.

Top Channel