Policia e Elbasanit publikon masat për ndeshjen Partizani-Korabi

17/12/2016 00:00

Policia e Elbasanit ka bërë publike masat e marra për zhvillimin normal të ndeshjes së futbollit mes Partizanit dhe Korabit, e cila do të zhvillohet ditën e diel në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 17:00.

Policia bën të ditur se duke filluar nga ora 15:00 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë  stadiumit. Nga “Kryqëzimi i Rrugës së Tapetave” deri tek “Ish-Konservimi”, nga “Kryqëzimi i Romëve” deri tek Kryqëzimi në dalje në Unazë, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, ndërsa nga “Kryqëzimi i Romëve” deri tek “Kryqëzimi i Tapetave” nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi i automjeteve.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 125 punonjës policie, nga Drejtoria  Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet vartëse të saj dhe FNSH-ja.

Të gjitha lokalet që ndodhen përreth stadiumit, nga ora 16:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes,  të marrin masa  të jenë të mbyllura.

Policia e Elbasanit i kërkon qytetarëve që të minimizojnë ditën e diel në lëvizjen e tyre me automjet  brenda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të  sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

Top Channel