Rekordi i qeverisë Trump

17/12/2016 00:00

Ndërsa qeveritë parardhëse zgjidhnin personat e studiuar në universitetet me prestigjoze, Donald Trump duket se është fokusuar më shumë tek eksperienca se sa diplomat.

Duket se presidenti i ri, i pari pa doktoraturë, edhe përzgjedhjet e bashkëpunëtorëve i ka bërë sipas modelit të tij, duke preferuar kryesisht meshkuj të bardhë me diploma të thjeshta universitare.
Shembulli më i qartë është ministri i fundit i zgjedhur, 69-vjeçari Larry Kudlow që do të jetë kreu i ardhshëm i këshillit të konsulentëve ekonomikë me një diplomim të shpejtë në histori.

Por Kudlow është në shoqëri të mirë. Ben Carson, neorokirurg i zgjedhur si ministër i Brendshëm, numri dy i Shtëpisë së Bardhë Mike Pence, prokurori i përgjithshëm Jeff Sessions dhe ministri i punës Andy Puzder i kanë kryer studimet pas kolegjit, por jo në rrjetin e 8 insitucioneve me prestigj të madh akademik e social nga ku kanë dalë ministrat e administratave pararendëse.

Për të bërë një krahasim të thjeshtë, ministri aktual i Arsimit në administratën Obama është John King, i diplomuar në Harvard , me master në universitetin e Kolumbias dhe një diplomë për drejtësi në Jeill.

Ai do të zëvendësohet nga Betsy DeVos, miliardere me diplomë 3 vjeçare në administratën ekonomike në Calvin College të Michigan-it.

Ndërkohë kabineti i Trumpit duket të jetë në rrugën e duhur për të siguruar edhe një tjetër rekord të trishtë. Atë të skuadrës qeveritare më të bardhë e mashkullorë në histori. Nga 18 emërimet e bëra deri më tani, 14 janë ministra të bardhë mes të cilëve 12 burra. 3 nga 4 grate e zgjedhura janë vajza emigrantësh indianë ose tajvanez.

Top Channel