Lëkundje tërmeti në jug të vendit

17/12/2016 00:00

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë është regjistruar në jug të vendit mesditën e sotme.

Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane, epiqendra e tërmetit ka qenë 17 kilometra në jugperëndim të Gjirokastrës, me një thellësi vetëm 2 kilometra.

Nuk ka të dhënë për dëme materiale apo persona të lënduar.

Top Channel