Grabitja e Kim në Paris dëmtoi dhe paparacët

16/12/2016 00:00

Kim Kardashian nuk ishte e vetmja që u dëmtua nga grabitja në Paris. Paparacët që e ndjekin dhe fotografonin atë gjithashtu janë dëmtuar pasi tashmë ylli televiziv ka vendosur të qëndrojë sa më larg qendrës së vëmendjes.

Një fotograf ka thënë se po kalon një kohë të vështirë pas grabitjes që i është bërë Kim. Ai ka thënë për “Page Six” se nëna e dy fëmijëve ishte një nga personazhet më të lehtë për t’u fotografuar sepse të gjithë e dinin se ku do të ishte.

“Ajo dëshironte që të gjithë ta dinin se ku do të hante drekë apo se kur do të dilte shëtitje”, ka thënë ai.

Që prej grabitjes në Paris, Kim ka kaluar dy muajt e fundit duke u fshehur në shtëpinë e saj në Los Angeles. Ajo nuk ka postuar thuajse asgjë në rrjetet sociale që prej incidentit të ndodhur.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel