Abuzoi seksualisht me fqinjën e sëmurë, arrestohet 55-vjeçari

16/12/2016 00:00

Një 55-vjeçar është arrestuar në kryeqytet pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 39-vjeçare të sëmurë mendore, e cila vuante edhe nga skizofrenia.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit, ku sipas denoncimit të motrës së të abuzuarës, fqinji i saj Rezar Bineri ka abuzuar disa herë me të sëmurën.

Po sipas denoncimit të së motrës, abuzimi ka nisur pasi 55-vjeçari Bineri ka kryer disa punime si elektricist në banesën e  tyre.

Në polici e motra ka pohuar se ka dyshime se 39-vjeçarja e abuzuar dhe e sëmurë mund të ketë ngelur edhe shtatzënë.

Efektivët e komisariatit nr. 6 kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Top Channel