I bllokojnë gomën e makinës, plagos tre punonjësit e parkingut

15/12/2016 00:00

Tre punonjës të një shoqërie private parkimi në Vlorë janë plagosur me thikë nga një 34-vjeçar për shkak të bllokimit të gomës së mjetit.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ngjarja është regjistruar mëngjesin e të enjtes, rreth orës 10.25 në rrugën kryesore të bulevardit Vlorë-Skelë.

Sapo është njoftuar për konfliktin policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, pranë Kinoteatrit. Të plagosur kanë mbetur tre punonjës të kompanisë private të parkimit, E. A, 44 vjeç, F. V, 50 vjeç dhe Ç. V, 45 vjeç. Ata ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, H. D 34 vjeç është shoqëruar në polici për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Të dhënat e para flasin për një konflikt të nisur për shkak të bllokimit të gomës së mjetit të autorit.

Top Channel