Në kohën kur janë rritur shqetësimet për sigurinë në botën “online”, kompanisë së njohur Yahoo i del një tjetër skandal në dritë.

Vetëm kur mendoni se çështja e sigurisë së saj nuk mund të përkeqësohet edhe më tepër, atëherë keni gabuar pasi kompania provon të kundërtën. Në muajin shtator, më shumë se 500 milionë llogari në Yahoo u konfirmuan se ishin vjedhur, por tani gjigandi i teknologjisë thotë se në vitin vitin 2013, një “palë e tretë e paautorizuar”, siç e përshkruan Yahoo, ka vjedhur më shumë se 1 miliardë llogari.

Informacioni përfshin emra, adresa email-i, “passëord”-e, por jo informacione financiare të përdoruesve të Yahoo-së. Kompania do të njoftojë përdoruesit të cilët janë prekur dhe u ka kërkuar atyre të ndryshojnë menjëherë fjalëkalimet e llogarive. 

Deri tani, në total numri i adresave të vjedhura në Yahoo i kalon 1.5 miliardë, numri më i lartë që shënon një nga shkeljet më të mëdha kibernetike të bëra ndonjëherë. Skandale që pasojnë njëra-tjetrën, këto nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë ngritur shqetësimin se sa të sigurta janë të dhënat që përdoruesit i kanë besuar Yahoo-së. Shkelja e dytë e sigurisë ndërkohë konfirmon që as skandali i 1 miliard adresave të vjedhura nuk bëri që kompania të merrte masat e duhura për të parandaluar një skemë të ngjashme të radhës. 

Pas këtij lajmi, besueshmëria ndaj Yahoo ra me ritme të mëdha, çka u pasqyrua edhe në humbje financiare për kompaninë.

Top Channel