Man. United përballë provës “Kristal”

14/12/2016 00:00

Përballë kalendarit të ngjeshur që do të mbajë deri në fundin e festave të fundvitit, trajneri Jose Mourinho ka premtuar se do të bëjë ndryshime të detyrueshme në formacionin e Manchester United, por pa ndryshuar qasjen ndaj sfidave. Tekniku portugez premtoi rotacion, por tha se shpreson se kjo nuk do të ndikojë në sprintin e “Djajve të Kuq” në kampionat.

Pas nisjes me oshilacione, United ka përmirësuar bilancin dhe mbetet e pathyeshme në të gjitha kompeticionet që prej 3 nëntorit me humbjen ndaj Fenerbahces. Sukses i rëndësishëm ishte dhe ai i fundit ndaj Tottenhamit. Por tashmë përballë është një tjetër kundërshtar në Premier League edhe pse jo i nivelit të “spërsave”.

“Djajtë e Kuq” do të luajnë në transfertë ndaj Crystal Palace, në stadiumin “Selhurst Park”, e më pas do të impeniohen me radhë ndaj WBA, Sunderland, Middlesbrough dhe West Ham.

“Dua t’i trazoj pak gjërat në ditët e ardhshme edhe pse nuk dua të bëj ndryshime thelbësore pasi ky është një rrezik i madh, dhe nuk ka kuptim për një ekip që po luan mirë. Disa pjesë të mozaikut gjithsesi do të zëvendësohen”, tha trajneri Mourinho.

Manchester United duket në linjën e fitores ndaj Crystal Palace këtë të mërkurë, me vendasit që kanë një paravijë të dobët, e cila ka lejuar 20 gola në 7 ndeshjet e fundit, duke përfshirë 11 ndaj ekipeve që synojnë mbijetesën.

Top Channel