Rita e mrekullueshme në eventin e “Tezenis”

14/12/2016 00:00

Rita Ora vazhdon të magjeps publikun me paraqitjet e saj sensuale dhe stilin e saj unik.

Dihet tashme se këngëtarja me origjinë shqiptare është një nga fytyrat e reja të markës italiane për të brendshme “Tezenis”. 25-vjeçarja ishte pjesë e eventit të “Tezenis”, i cili u mbajt në Londër të martën në mbrëmje dhe u shfaq e veshur me të zeza, duke vënë në dukje këmbët e saj superseksi.

Në një intervistë së fundi, Rita është shprehur se albumi i saj i dyte do të publikohet shumë shpejt dhe është e bindur se do të ketë po aq sukses sa rikthimi i Adele me albumin “25”.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel