Rama reagon pas deklaratës së Bashës: Ç’i gjeti demokratët, ç’i gjeti!

14/12/2016 00:00

Kryeministri Edi Rama ka komentuar shkurt, por jo pa ironi deklaratën e Lulzim Bashës, që tha pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat se BE-ja i dha një shuplakë të rëndë Shqipërisë.

“Është turp për Shqipërinë e vitit 2016 që në vend të lajmit pozitiv për hapjen e negociatave të marrë një vlerësim të denjë për vendet diktatoriale në Afrikë. Për herë të parë në 26 vite, 6 muaj para zgjedhjeve, qeveria merr këtë shuiplake sepse nuk ka plotësuar asnjë nga 5 prioritetet kyçe”, deklaroi Basha.

Pikërisht kjo pjesë e deklaratës së Bashës ka ngacmuar më së shumti Kryeministrin Rama, i cili ka reaguar përmes rrjeteve sociale me pak fjalë.

“Luli sapo paska përkthyer BE-në: Shqipëria diktaturë afrikane pa zgjedhje të lira! Saliu shiu, Luli breshëri! Ç’i gjeti demokratët, ç’i gjeti!”, thotë Rama.

Top Channel