Everton mposht Arsenal, humb edhe Leicester

13/12/2016 00:00

Arsenal pësoi humbjen e dytë në kampionat duke u mundur në transfertë 2-1 ndaj Evertonit. “Topçinjtë” e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar të parët në epërsi, por vendasit përmbysën gjithçka në pjesën e dytë.

Alexis Sanchez shënoi nga një goditje dënimit në të 20-n falë edhe devijimit të Williams, ndërsa Coleman barazoi me kokë një minutë nga fundi i pjesës së parë. Goli i barazimit i dha edhe më shumë kurajë vendasve që në të dytën kërkuan me ngulm golin e epërsisë.

Në minutën e 86, uellsiani Williams, që ishte dhe ai që devijoi topin në rrjetën e tij në rastin e Sanchez, shënon me kokë për 2-1.

Kjo fitore vjen në një moment shumë të vështirë për skuadrën e Everton pasi kishte vetëm 1 fitore në 10 ndeshje. Ndërsa Arsenal rrezikon të ngelet -6 pikë nga Chelsea, në rast se blutë fitojnë në transfertën e Sunderland.

Leicester ndërkohë rikthehet të humbja. Pas një ndeshje të jashtëzakonshme ndaj skuadrës së Cityt, “dhelprat” mposhtën 1-0 në transfertën ndaj Bournemouth. Në këtë sfidë vendosi goli i Pugh në të 34-n.

Top Channel