Përleshje me armë në qendër të Athinës, mes policisë dhe trafikantit

10/12/2016 00:00

Policia greke është përfshirë në një incident të armatosur në qendër të Athinës. Në përpjekje për të ndaluar një trafikant droge në tregun qendror të qytetit, pak metra larg bashkisë së Athinës, policia ka hasur në rezistencën e tij. I dyshuari një qytetar grek nga Kreta qëlloi me armë në drejtim të policëve, të cilët u kundërpërgjigjën.

Siç raporton korrespondenti i Top channel në vendngjarje, i rrethuar nga policia, trafikanti 38-vjeçar ka qëlluar veten me pistoletë në kokë.

Pas vdekjes së tij, policia njoftoi se ngjarja nuk ka sfond terrorist. Një polic është plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Ndërsa dëshmitarët në vendngjarje treguan se janë frikësuar nga plumbat, por fatmirësisht asnjë kalimtar nuk është lënduar.

Top Channel