Djokovic ndërpret bashkëpunimin me Boris Becker

07/12/2016 00:00

Novak Djokovic dhe Boris Becker ndërpresin bashkëpunimin mes tyre pas 3 vitesh. Është vetë numri 2 i renditjes botërore në tenis ai që e ka konfirmuar këtë lajm në faqen zyrtare të internetit.

“Pas 3 vitesh shumë të suksesshme, unë dhe Boris Becker vendosëm me konsensus ndërprerjen e bashkëpunimit tonë. Objektivat që vendosëm në momentin kur nisëm të punonim bashkë i arritëm dhe unë dua ta falenderoj për gjithçka”, theksoi serbi.

Boris Becker u bashkua me stafin teknik të Novak Djokovic në dhjetorin e vitit 2013. Në 3 vitet e fundit, nën drejtimin e gjermanit, tenisti serb ka arritur të fitojë 6 tituj Grand Slam, nga 12 që ka në total në karrierën e tij.

Top Channel