Kamioni i pandalshëm shkatërron gjithçka gjen para

05/12/2016 00:00

Pamje të rënda nga një aksident në Kinë janë publikuar për të ndërgjegjësuar drejtuesit e mjeteve, kryesisht ato të tonazheve të rënda.

Ky është momenti që një kamion merr çfarë gjen përpara, makina, motorra dhe biçikleta para se të shpërthente në flakë.

Mjeti i pandalshëm ka ardhur pas një rreshti makinash, në Zhaoqing, të cilat kishin ndaluar në një kryqëzim para semaforit të kuq.

Më tej ajo ka vijuar të përplaset me disa automjete të tjera, derisa njëra prej tyre shpërtheu në flakë. Kamioni më në fund u ndal, duke lënë pas shkatërrimin.

Në Kinë raportohet se ka mbi 260,000 viktima nga aksidentet çdo vit. 6 nga 10 prej të cilëve janë këmbësorë, apo çiklistë. 

Top Channel