Fellaini çon “djajtë” në ferr, Everton barazon në fund

04/12/2016 00:00

Më pak se pesë minuta nga mbyllja e ndeshjes së 100 e tij me Manchester United, Marouane Fellaini bën një ndërhyrje të parregullt ndaj Idrissa Gueye brenda zonës duke i dhënë shansin Leighton Baines të mund De Gean nga pika e bardhë e penalltisë.

“Djajtë” udhëhoqën shumicën e ndeshjes falë golit spektakolar si gjithmonë të Zllatan Ibrahimovic, por në fund gjithçka u barazua duke mos i dhënë shansin skuadrës së Mourinhos të dalë nga kjo vorbull që është futur prej disa javësh.

Me pikën e marrë, “djajtë e kuq” ndodhen në vendin e gjashtë në klasifikim, 13 pikë larg kryesuesve të Chelsea-t, ndërkohë që Evertoni mbetet në vendin e tetë.

Top Channel