“Uh baby” në vend të parë

04/12/2016 00:00

Bashkëpunimi i Kidës dhe Xhensilës vazhdon të ecë suksesshëm në tregun muzikor shqiptar. Ndërkohë që ka vetëm 4 javë që është bërë pjesë e “The Top List”, “Uh Baby” i është rikthyer sërish fronit këtë javë, duke u ngjitur me dy pozicione nga java e kaluar.

Duket se treshja më e nxehtë e klasifikimit vazhdon të jetë po ajo e dy javëve të fundit, ku shihet një konkurrencë mes “Uh Baby”, “Lejla” dhe “Ain’t Love Strange”. Sa i përket “Lejla”, ajo prej 6 javësh qëndron në vendet më të rëndësishme të klasifikimit.

Dyshja Sant & Marly, projekti i të cilëve është ngjitur me 35 pozicione, ka thyer një rekord në Top Listën, duke u shndërruar si kënga që është ngjitur me më shumë pozicione, ekzaktësisht me 35 të tilla.

Si kënga që ka humbur më shumë pozicione është bashkëpunimi më i ri i 2PO2 dhe Unikkatil me -26 pozicione.

Këtë javë janë bërë pjesë e klasifikimit të listës së 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare 3 projekte të reja muzikore: Majk- Fund, Xuxi- Seven Days dhe Getinjo ft. Nikka- Njeri. Ndërsa këngët që kanë mbetur jashtë listës janë: Dj. Aldo ft. Melloquence – Hands Up, Mc. Kresha ft. Lyrical Son – Spo ma nin dhe Adrian Gaxha ft. Franques – My girl.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”:topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar, java e 51-të e “The Top List”, Top Awards:

1. Kida ft. Xhensila – Uh Baby
2. Elvana gjata ft. Capital T & 2po2 – Lejla
3. Stanaj – Ain’t Love Strange
4. Alban Skenderaj – Stoli i trendafilave
5. Ledri Vula – A jena mire
6. Mozzik ft. Arta – Kom Dasht
7. Era Istrefi – Bonbon
8. Majk – Kcen
9. Getinjo ft. Kida – Ku je
10. Gjiko – Je shku
11. Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo
12. Besa ft. Flori – 123
13. Tuna – Bermuda
14. Butrint Imeri – E jona
15. Sant & Marly – Ne Yo
16. Janex ft. Dabo – Wannabe
17. Dafina feat. Rinor – Bottles up
18. Elvana Gjata – Njesoj
19. Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
20. Xuxi – Seven Days
21. Alban Skenderaj – Engjell
22. Bojken Lako – Sekret
23. Ledri Vula – Kings
24. Xhensila – High Love
25. Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
26. Capital T ft. Dhurata Dora – Bongo
27. Ardit Cuni ft. Vesa Smolica – Jena na
28. Gillespie – Aq me ben
29. Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
30. Oborri – Alfabeti Ecen Vete
31. Vedat Ademi ft. J Gashi – Thirrem Dashuri
32. Ylli Limani – Pritem se po vi
33. Alban Skenderaj – Duart Lart
34. Samanta – Si Ai
35. 2po2 ft. Unikkatil – Kryt Nalt
36. Majk – Fund
37. Ardian Bujupi & Dalool – E embel
38. Vig Poppa ft. Tuna – Zemra Jem
39. Keisi – Sa larg
40. Mc Kresha & Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop
41. Lyrical Son – I re pishmon
42. Nora Istrefi – Majem
43. Getinjo ft. Nikka – Njeri
44. Evi Reci – In my Room
45. NRG Band – Mos ma le fajin
46. Ermal Fejzullahu – Ai nuk ka me t’dasht si une
47. G4shi – Rose Gold
48. Lumi B – Aha Aha
49. Flaka Krelani – Fire
50. Venera ft. Lind – Siento Amor

Top Channel