KQZ voton mandatet, Tiranës i shtohen dy

03/12/2016 00:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi ndarjen e re të mandateve sipas qarqeve për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Anëtarët e Komisionit ishin të gjithe dakord me ndarjen e re, që mori të gjitha votat pro. Ndarja e re e mandateve vjen si pasojë e lëvizjes së popullsisë, gjë që KQZ e vërteton me të dhënat e regjistrave të gjendjes civile dhe Ministrisë se Brendshme.

Ajo që bie në sy është një rishpërndarje e mandateve për disa qarqe. Qarkut të Tiranës i shtohen dy mandate duke e çuar numrin total në 34.  Qarkut të Kukësit, Korçës dhe Beratit u është hequr nga një mandat. 

Një mandat i ri i është shtuar Qarkut të Durrësit. Numri i mandateve nuk ndryshon për qarqet e tjera të vendit, që ruajnë të njëjtat shifra si në zgjedhjet e 2013-ës.

KQZ vendosi të caktojë numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore, si më poshtë:

1. Zona zgjedhore qarku Berat, 7 mandate
2. Zona zgjedhore qarku Dibër, 6 mandate
3. Zona zgjedhore qarku Durrës, 14 mandate
4. Zona zgjedhore qarku Elbasan, 14 mandate
5. Zona zgjedhore qarku Fier, 16 mandate
6. Zona zgjedhore qarku Gjirokastër, 5 mandate
7. Zona zgjedhore qarku Korçë, 11 mandate
8. Zona zgjedhore qarku Kukës, 3 mandate
9. Zona zgjedhore qarku Lezhë, 7 mandate
10. Zona zgjedhore qarku Shkodër, 11 mandate
11. Zona zgjedhore qarku Tiranë, 34 mandate
12. Zona zgjedhore qarku Vlorë, 12 mandate

Ndarja e re do të hyjë në fuqi për zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm.

Top Channel