Personat me aftësi ndryshe, marshim ndërgjegjësues në Fier

02/12/2016 00:00

Në Fier jetojnë 3 850 persona me aftësi ndryshe. Çdo ditë, ata kanë nevojë për ndihmën e shtetit për ta pasur jetën më të  lehtë.

“Dorën e shtetit unë si individ pothuajse e kam ndjerë shumë pak. Kanë qenë mundësitë e mia ose këmbëngulja ime që unë sot kam bërë diçka për veten time. Nga ana e institucioneve kërkoj që të bëhen të mundshme që të preken nga perosnat me aftësi të kufizuar. Bashkia, bibioketa që është shumë e  rëndësishme, prefektuara të kishin ashensor, rruga të pajiset me ram”, thotë një person me aftësi ndryshe.
 
Në Ditën Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara, në qytetin e Fierit u organizua një  marsh ndërgjegjësues për këtë kategori që sipas organizatorëve të tubimit, duhet të jetë gjithnjë në vëmendjen e shoqërisë.

“Mesazhi kryesor është  të bashkohemi të gjithë rreth kësaj kategorie dhe të ndihmojmë sa më shumë sepse mund të presim shumë nga këta dhe mund të zhvillohen ashtu si gjithë të tjerët”, thotë Matilda Dushku, drejtore e  Qendrës Horizont.
 
Rreth 70 fëmijë me aftësi ndryshe morën pjesë në këtë organizim, duke shprehur talentin jo vetëm në kërcim, por dhe në vizatim e punime artistike.

Top Channel