“Çmenduria” e Manchester United, 200 milionë euro për Neymar

01/12/2016 00:00

Neymar rinovoi kontratën me Barcelonën deri në vitin 2021. Megjithatë, spekulimet për të ardhmen e tij vazhdojnë. Ajo që flet këtë radhë për brazilianin është “Daily Record”, që cila publikon një artikull ku theksohet se Manchester United është gati të bëjë çmenduri për të sjellë në “Old Trafford” sulmuesin e përfaqësueses braziliane.

Sipas tabloidit britanik, “Djajtë e Kuq” kërkojnë të zgjidhin me urgjencë problemet e sulmit. Zlatan Ibrahimovic është drejt mbylljes së karrierës së tij, ndërsa Rooney po përjeton formën më të dobët të tij. Për këtë arsye, padronët e Manchester United shohin pikërisht Neymarin si zgjidhjen e problemeve të skuadrës.

Kontrata e Neymar me Barcelonën ka të përfshirë edhe një klauzolë për zgjidhjen e saj me 200 milionë euro në vitin e parë, por kjo nuk e pengon Manchester United që të planifikojë këtë blerje që do të ishte akoma më e shtrenjtë se ajo e Pogbasë.

Por jo vetëm kaq, “Daily Record” përmend edhe problemet me drejtësinë spanjolle, duke i cilësuar si rrethana të tilla që e vendosin Neymarin në pozita jo komode në Barcelonë.

Top Channel