Ajo ka qenë shumë e zënë me punët për projektet e reja muzikore dhe jo vetëm, por për Rita Orën, mbrëmja e së martës ishte natë feste. Bukuroshja 26-vjeçare u pa në një lokal nate në Los Anxhelos.

Këngëtarja ishte veshur në një stil flamenko me një fustan të ngushtë të zi, flokët e kapur dhe këpucë të zeza. Kuq e zi ishin ngjyrat që dominuan në veshjen e saj.

Rita mbërriti në Shtetet e Bashkuara të martën në mëngjes, shumë sportive dhe pa “make up”.

Ambasadorja e nderit e Kosovës ishte në Londër për të promovuar albumin e saj të ri që do të dalë së shpejti në treg. Ora deklaroi se ka punuar për dy vite mbi këtë projekt, prandaj është shumë e lumtur me rezultatet.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel