Aksidenti te Uji i Ftohtë, arrestohet shefi i hetimeve; devijoi hetimin në favor të firmës së ndërtimit

30/11/2016 09:45

Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka arrestuar në orët e para të ditës së sotme shefin e Seksionit për Hetimin e Ngjarjeve të Qarkullimit Rrugor, 55-vjeçarin Myslym Ismailaj. Ky person, në cilësinë e Oficerit të Policisë Gjyqësore (OPGJ), ka kryer veprimet proceduriale lidhur me aksidentin e ndodhur në datë 26 nëntor 2016, në rrugën pranë Ujit të Ftohtë, në Vlorë, ku humbi jetën shtetasi K.P. dhe ngeli i plagosur shtetasi P.B.

Sipas hetimeve, në datë 29 nëntor 2016, rreth orës 10:00, Ismailaj ka hyrë në ambientet e dhomës së spitalit ku ndodhej i shtruar shtetasi i plagosur në aksident, Petraq Beja dhe pasi ka nxjerrë familjarët nga dhoma, i ka kërkuar këtij të fundit të deklarojë se ka probleme me shikimin. Kjo për të devijuar hetimin, se shkak i aksidentit ka qenë shikimi i dobët i drejtuesit të mjetit dhe jo mungesa e sinjalistikës rrugore në vendin e aksidentit, duke ushtruar presion ndaj të riut dhe tentuar të favorizojë firmën e ndërtimit të rrugës.

Top Channel