Kukës, ndalohet 26-vjeçari i shpallur në kërkim nga Finlanda

29/11/2016 00:00

Një 26-vjeçar nga Mitrovica është arrestuar nga policia kufitare në doganën e Morinës pasi rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritetet finlandeze.

Bujar Fejzullahi u ndalua gjatë regjistrimit për hyrje në pikën kufitare të Morinës. Ai rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet finlandeze me akuzën e “mashtrimit me pasoja të rënda”.

Ndaj të riut ka edhe një vendim të gjykatave finlandeze që e kanë dënuar me 1 vit e tre muaj burg për veprën e dhunimit të personit.

Top Channel