Mohohet lidhja Brad Pitt- Kate Hudson

29/11/2016 00:00

Kohët e fundit kanë qarkulluar shumë lajme se Brad Pitt po takohet fshehurazi me Kate Hudson, duke hedhur dyshime se mes tyre ka nisur një romancë.

Mirëpo, një burim ka thënë për “DailyMail” se të gjithë këto janë thjeshtë thashetheme.

Më herët u pretendua se Kate është gruaja misterioze me të cilën po takohet Brad, pas ndarjes nga Angelina Jolie. Mirëpo, duket se këto janë vetëm thashetheme dhe se mes tyre nuk ka asgjë.

Top Channel