Aksident për Neymar, shkatërron makinën luksoze

27/11/2016 00:00

Sulmuesi brazilian i Barcelonës, Neymar është një njeri që i pëlqen shumë shpejtësia dhe këtë e dëshmon flota e tij e pasur e makinave të kushtueshme. Por, një prej mjeteve të futbollistit brazilian, një Ferrari 458 Spider, është dëmtuar në një aksident rrugor këtë të dielë, kur Neymar po i bashkohej skuadrës “blaugrana” për ndeshjen e La Ligës, kundër Real Sociedad.

24-vjeçari po udhëtonte me makinën e tij drejt Ciutat Esportiva të Katalunjës, por një manovër me Ferrarin shkoi keq, duke i rrezikuar jetën. Televizioni spanjoll TV3 konfirmoi që Neymar nuk vuajti probleme serioze me shëndetin.

Përplasja me makjnë ndodhi kur Neymar ishte në metrat e fundit të një daljeje në autostradë, një orë para udhëtimit për në San Sebastian. Makina e re e brazilianit që është dëmtuar shumë, ka kushtuar 250 mijë euro dhe kjo është thuajse paga javore e sulmuesit të Barcelonës.

Top Channel