Kryeministri Rama në “Allianz Arena” me ftesë të Rummenigge

26/11/2016 00:00

Bayern Munchen mori një fitore të rëndësishme këtë të shtunë ndaj Leverkusen me rezultatin 2-1, takim në të cilin i pranishëm në shkallët e staiumit ishte edhe Kryeministri Edi Rama.

Me anë të një statusi në “Twitter”, Rama njoftoi se ishte i pranishëm në “Allianz Arena”, ndërsa falenderon edhe Karl-Heinz Rummenigge,  shefin ekzekutiv të Bayern Munchen , për ftesën.

“Edhe pse jo “bajernist” kam privilegjin të jem sonte i ftuar nderi i Bajernit te Mynihut. Faleminderit per respektin Karl-Heinz Rummenige!”, shkruan Rama në “Twitter”.

Top Channel