Hamilton i paarritshëm në Abu Dhabi

26/11/2016 00:00

Hamilton është në limitet e perfeksionit në testin e fundit për të arritur titullin e katërt botëror. Britaniku realizoi 3 kohë të jashtëzakonshme në të tre sesionet e provave kualifikuese për Çmimin e Madh të Abu Dhabi në pistën Yas Marina.

Hamilton e mbajti larg shokun e tij të skuadrës Rosberg, duke mos i dhënë asnjë mundësi për t’i marrë vendin e parë në nisje. Ky është pole position e 61 në karrierë për bitanikun.

Nuk pati supriza nga pilotët e tjerë për pozicionet e nisjes, me Red Bull që do të ketë në nisje në vendin e tretë australianin Ricciardo.

Vendi i katërt në nisje për finlandezin e Ferrarit, Kimi Raikkonen, ndërsa Vettel arriti të bënte më mirë vetëm se Verstappen.

Gara e Abu Dhabi është e fundit për këtë sezon dhe do të transmetohet direkt në Top Channel të dielën duke nisur nga ora 14:00.

Top Channel