Personi i gabuar për t’u grabitur – VIDEO

25/11/2016 00:00

Pronari i një dyqani është përleshur me grabitësin e armatosur duke arritur që ta nxjerrë jashtë atë.

Pamjet e filmuara nga kamera e sigurisë së dyqanit Kaliforni kanë kapur momentin kur një person me kapuç në kokë ka hyrë dhe i ka drejtuar armën dy personave të pranishëm duke u kërkuar xhiron ditore.

Pronari Simon Mellor shfaqet i qetë, ndërsa punonjësi i tij i tmerruar nxiton të nxjerrë paratë nga kasa.

Me grabitësin e përqendruar te paratë, Mellor i afrohet dhe e kap nga pas duke u përpjekur që ta neutralizojë.

Në përleshje e sipër ai ia ka dalë që ta nxjerrë jashtë grabitësit, që i bie kapuçi dhe nga kamera e jashtme atij i është filmuar edhe fytyra.

Top Channel