Elbasani përkujtoi 104-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Në  një ceremoni zyrtare të zhvilluar në pranë memorialit  të Aqif Pasha, njërit  prej 35 patriotëve  të Elbasanit  të cilët 104 vjet më parë deklaruan mëvetësinë nga Porta e Lartë, kryetari i Bashkisë lexoi disa rreshta nga deklarata e Pavarësisë nënshtruar në 25 nëntor të vitit 1912.

“Na gjindja e Elbasanit, pa ndonji shtrëngim të jashtëm, ose të brendshëm, por nga dëshiri ynë i lirë, bashkë me gjithë qytetarët e Shqipnisë po i bajmë të ditur gjithë botës së qytetërueme se sot shpallim mevetësinë tonë nga mbretnia Otomane, tue u numurue si një komb i lirë i cili me ndihmën e të madhit Zot, mbrojtësit të të gjithë kombeve të Europës, shprehemi se do të qeverisim me nder, drejtsi dhe nji paansi të plotë, pa vënë re ndryshim feje apo dogme. Çdo shqiptar ose i huej do të mund të rrojë lirisht, duke gëzuar të gjitha të drejtat njerëzore. Edhe na kemi nërmend të rrojmë vllazënisht edhe me qeveritë fqinjëse, pa dashur t’u bajmë as të paktin dam, por duke ju lutun të na ndihmojnë në vetqeverimin tonë edhe rrëzimin e qeverisë Ottomane. Rroftë Shqipnia e lirë! Kështu e baftë Zoti!”, ishte pjesa e lexuar nga kreu i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.

Në ceremoninë e organizuar morën pjesë qytetarë të shumtë, vetëranë dhe përfaqësues të partive kryesore politike.

Më pas të pranishmit vendosën kurora me lule në varrin e patriotit Aqif Pasha.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel