Motoçiklisti i pafat, fillimisht makina e më pas e godet shtylla

24/11/2016 00:00

Një motoçiklist mund ta ketë pandehur veten me shumë fat për dy sekonda, pasi shpëtoi mrekullisht nga përplasja me makinë që mund t’i kishte marrë jetën, por nuk e priste që goditja e dytë t’i vinte nga shtylla.

Aksidenti i çuditshëm është filmuar nga një kamera siguri në Ceara të Brazilit.

Gjithçka nis kur drejtuesi i motorit, 21-vjeçari Daniel Joventino Rumao, përplaset e rrëzohet nga një makinë.

Në pamje shfaqet momenti kur makina i pret rrugën motorit dhe bën që Danieli bashkë me motorrin e tij të rrëshqasin për disa metra.

Por ndërsa 21-vjeçari mundohet të ngrihet në këmbë motori i tij godet një shtyllë e cila rrëzohet dhe i bie në kokë atij.

Fatmirësisht nga të dyja këto goditje 21-vjeçari nuk pati dëmtime që mund t’i vinin në rrezik jetën.

Top Channel