Arrest me burg për ‘shoferin’ e Nelgert Patës

24/11/2016 00:00

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin Ari Alinani, i mbetur i plagosur gjatë atentatit ku mbeti i vdekur Nelgert Pata.

Alinani mbërriti në gjykata me krah të fashuar dhe nën masa të rrepta sigurie.Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura si për median ashtu edhe për familjarët

Alinani akuzohet për pengim të zbardhjes së të vërtetës. Avokati i të pandehurit pohon se klienti i tij  ka thënë se nuk ka parë gjë sepse ka qenë i tronditur.
 
Gjyqtari i çështjes, pasi ka dëgjuar pretencën dhe palën mbrojtëse ka vendosur arrest me burg për 39-vjecarin Alinani.

Top Channel