Austria dhe Sllovenia ndihmë Shqipërisë për të përballuar përmbytjet

24/11/2016 00:00

Shërbimi zjarrfikës do të ketë më shumë mjete në dispozicion në rastet e përmbytjeve, falë disa pajisjeve të reja të dhuruara nga qeveria austriake dhe ajo sllovene.

Bëhet fjalë për 15 motopompa dhe 15 motorsharra, që u dhuruan pas kërkesës për ndihmë nga drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave civile ndaj Qendrës Europiane të Koordinimit të Përgjigjes për Emergjenca.

I pranishëm në ceremoninë e dorëzimit ishte zv. Ministri i Brendshëm Stefan Çipa, i cili deklaroi se për përballimin e përmbytjeve të fudnit në vend u angazhua e gjithë infrastruktura e shtetit.

“Gjatë fillimit të muajit Nëntor në të gjithë territorin e Shqipërisë pati një situatë emergjente. Nga data 7-11 Nëntor, si rezultat i shirave të vazhdueshëm, disa lumenj shkaktuan dëme në pothuajse gjithë territorin e Shqipërisë. U bë thirrje të gjitha strukturave shtetërore, por edhe biznesit privat të ndihmuar në kapërcimin e kësaj situate. Prioritet ka qenë shpëtimi i jetëve njerëzore, më pas edhe pastrimi i të gjitha banesave dhe kthimi në normalitet për t’u rikthyer këto familje në shtëpitë e tyre”, tha zv/ministri i Brendshëm Stefan Çipa.

Top Channel