Ja si është një ndeshje kalçetoje kur lojtarët janë tapë (Video)

24/11/2016 00:00

Në Norvegji, përpara se të mblidhen për kalçeto, çunat pinë verë, birrë ose vodka për t’u përgatitur sa më mirë për sfidën. Në mënyrë që bëmat e tyre të dehura në fushën e lojës të shikohen nga të gjithë, ata nuk harrojnë që t’i xhirojnë.

Një video e publikuar së fundmi tregon se sa e lezetshme mund të bëhet një ndeshje futbolli 5 kundër 5 kur të gjithë janë të pirë. Shumica bien në tokë pasi ngatërrohen me topin, por ka edhe nga ata që shikohen duke vjellë sapo nis ndeshja.

Të gjithë ata që shënojnë gol, kontrollohen menjëherë për nivelin e alkoolit. Nëse alkooli në gjak është në nivele të ulta, goli anulohet.

Edhe pse tapë, në këtë ndeshje u shënuan plot 7 gola.

Top Channel