Mbetjet, shoqëria civile protestë para Parlamentit

24/11/2016 00:00

Që prej mesnatës e deri paraditen e së enjtes, Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka protestuar jashtë Parlamentit për të kundërshtuar projektligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve, kur sot është edhe afati i fundit për shqyrtimin e dekretit, ndonëse ky projektligj nuk është pjesë e rendit të ditës së punimeve të Kuvendit.

Dhjetëra aktivistë e ekspertë të mjedisit e kaluan natën jashtë, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre dhe paralajmëruan përshkallëzim të situatës e përballje me deputetët.

Nga ana tjetër, protestuesit akuzuan policinë se ndërhyri me dhunë mëngjesin e sotëm, duke shoqëruar edhe dy persona, të cilët më pas u liruan dhe iu bashkuan protestës.

Top Channel