Vlorë, sekuestrohen 58 kg kanabis. Në kërkim autori

24/11/2016 00:00

Policia e Vlorës ka sekuestruar një sasi prej 58 kg kanabis, duke shpallur në kërkim autori i dyshuar.

Policia është vënë në ndjekje të një mjeti, pas informacionit për posedim lënde narkotike, dhe Mitsubishi Pajero ka shtuar shpejtësinë në drejtim të Vlorës. Mjeti u gjet i braktisur rreth 50 metra afër kryqëzimit të fshatit Radhimë, ndërsa autori është larguar duke përfituar dhe nga errësira.

Nga kontrolli i ushtruar në mjet u gjet edhe sasia e drogës, e ndarë në tre pako. Policia ka shpallur në kërkim Z. M, 33 vjeç nga Tragjasi, si autor i dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Top Channel