PE: Rusia, fushatë anti-BE; reagon Putin: Degradim i Perëndimit

23/11/2016 00:00

“Presioni dhe propaganda ndaj Bashkimit Europian nga ana e Rusisë dhe grupet terroriste islamike po rritet”. Kështu thotë një rezolutë e aprovuar këtë të mërkurë nga Parlamenti Europian.

Në dokumentin e miratuar nënvizohet se Kremlini po financon parti dhe organizata të tjera brenda BE-së dhe dënohet mbështetja ruse ndaj forcave anti-europiane.

Por ndërkohë përgjigjia e presidentit Vladimir Putin nuk ka munguar, i cili nuk është kursyer në kritikat ndaj politikave të Perëndimit.

“Aprovimi nga Parlamenti Europian i një rezolute për t’i bërë kontrast propagandës së vendeve të treta, përfshirë këtu atë ruse, tregon se jemi dëshmitarë të një degradimi politik të demokracisë në vendet perëndimore”, ka thënë Putin.

Top Channel