Ceremonia e gradimit të gjenerales së parë

23/11/2016 00:00

Në ambientet e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, u zhvillua ceremonia e gradimit të gjenerales së parë femër, Manushaqe Shehu.

Në ceremoni ishte e pranishme ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe drejtues të tjerë të lartë të Forcave të Armatosura. Në fjalën e saj Kodheli vlerësoi kontributin e gjenerales Shehu për më shumë se 30 vjet në radhët e Forcave të Armatosura.

Ndërkohë, Gjeneral/brigade Manushaqe Shehu vlerësoi mbështetjen e familjes dhe të ministres Kodheli për karrierën e saj ushtarake.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel