Blushi: Dekreti për mbetjet nuk vjen në Kuvend. Maxhoranca nuk ka votat

23/11/2016 00:00

Deputeti Ben Blushi paralajmëron se dekreti i Presidentit që rrëzon ligjin e importit të mbetjeve nuk do të kalojë as në seancën plenare të kësaj të enjte. LSI ka frikë nga Rilindja thotë Blushi, ndërsa kjo e fundit nga kazanët.

“Dekreti i Presidentit që rrëzon ligjin e importit të mbetjeve nuk vjen as nesër në parlament sic ishte parashikuar. Rilindja dhe LSI duan ta shtyjnë sepse nuk kanë votat. Po negociojnë disa vende pune derisa të bëhen 71 në Kuvend. Ju kisha thënë miqve ambjentalistë të mos kenë shpresë tek ata që premtuan se do ta rrëzojnë ligjin. Cfarë partie! Kanë shumë frikë ta votojnë, kanë poaq frikë ta rrëzojnë. Rilindja ka frikë nga kazanët, LSI ka frikë nga Rilindja. Në fakt kanë frikë nga e njëjta gjë. Megjithatë edhe kaq është një fitore e vogël: ligj per importin e mbetjeve nuk ka! Ose më saktë importi i mbetjeve lejohet, pa ligj,vetëm në një pjesë të territorit të vendit: në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë!”, shkruan Blushi.

Top Channel