Kimikati: Nga kamerier u bëra VIP-i i fshatit!

22/11/2016 00:00

Videot me rolin e tij janë bërë hit në rrjet! I kanë shpërndarë këngëtarët e njohur të shoëbizit, të cilët ai i ironizon të dielave mbrëma, por edhe ndjekësit e thjeshtë të Portokallisë. Flasim për Kimikatin, siç e njohin të gjithë, ose për 18 vjeçarin Olsi Bylyku, siç e ka emrin në të vërtetë. I ftuar në programin e mëngjesit “Wake Up” me Eno Popin dhe Isli Islamin, ai ka treguar se roli i Kimikatit ka pasur impakt të menjëhershëm publik, aq sa në fshatin Marikaj, nga ku ai është me origjinë, kanë nisur ta presin si VIP.

“Ka ardhur ai, e morët vesh? Ka ardhur ai që bën ënëmënë… Kimikati”,- kështu dëgjon Olsi të thuhet në fshat, qysh pasi u shfaq në Portokalli.

Ai ka thënë se “ënëmënë” është kthyer në një simbol për brezin e ri dhe se emri Kimikati, u vendos pas shumë alternativave për një emër të veçantë, ashtu siç e kanë rrepistat në shumicën e rasteve.

Edhe pse në ekran Olsi merret kryesisht me artistët, në përditshmëri, përpara se Bes Kallaku ta këshillonte të merrte pjesë në audicionet e Portokallisë, ai bënte krejt tjetër punë. Olsi ka punuar me skelat e ndërtimit, e vitet e fundit ka qenë kamerier i thjeshtë, por edhe në shezllone, përgjatë stinës së verës.

“Njëherë e ngatërrova koktejin Margarita me picën Margarita, por në përgjithësi ia dola edhe si kamerier”,- ka thënë duke qeshur ai.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel