ISIS merr përsipër sulmin kamikaz në Afganistan

21/11/2016 00:00

ISIS ka marrë përsipër sulmin kamikaz në një xhami shiite që tronditi kryeqytetin afgan të Kabulit, i cili i kushtoi jetën të paktën 30 personave dhe la 70 të plagosur.

Sulmuesi që mbante veshur jelekun e tij kamikaz u hodh në erë në kohën kur brenda xhamisë po lexohej lutja. Dëshmitarët flasin se në mesin e viktimave janë gra edhe fëmijë. Pamjet tregojnë horrorin e këtij akti terrorist.

Kjo nuk shënon herën e parë të një akti të tillë barbar ndaj këtij komuniteti fetar. Rasti i fundit ka ndodhur gjatë një shërbimi në përkujtim të vdekjes së imamit Hussein, nipit të profetit Muhamed dhe njëkohësisht martir shiit.

Aktin e rëndë të së hënës e dënoi kreu i misionit të Kombeve të Bashkuara në Afganistan duke thënë se toleranca fetare dhe etnike janë vlera populli që populli afgan duhet t’i ruajë fortë. Po ashtu Ambasada amerikane në Kabul e dënoi sulmin, duke e quajtur atë një akt te “pakuptimtë dhe frikacak”.

Top Channel